zoom

Aktualitet

Aksident tragjik! Benz-i përplaset me betonieren, digjen brenda mjetit 4 të rinj! Viktimat të moshës 20-25 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur në Fushë-Prezë rreth orës 23:50, ku një mjeti tip Benz u përplas me një betoniere e për pasojë humbën jetën 4 të rinj.

Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë.

Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.

Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Postime të lidhura