zoom

Aktualitet

Aksident te Shkëmbi i Kavajës/ Përmbyset ambulanca, disa të plagosur

Një ambulancë është përplasur me një automjet mesditën e sotme pranë Shkëmbit të Kavajës.

Në momentin e aksidentit, brenda në ambulancë ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për në spital, e shoqëruar nga një i afërm dhe infermieri.

Si pasojë e përplasjes, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me një tjetër autoambulancë për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa në zonë është krijuar trafik i rënduar për shkak të ngjarjes./ Zoom.al