zoom

Aktualitet

Aksident që në mëngjes! Tiranë, BMW-ja përplaset me makinën e policisë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, pranë urës së Vasil Shantos në Tiranë.

Një BMW është përplasur me makinën e policisë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët.

Të dy shoferëve u është bërë testi i alkoolit dhe rezultoi se nuk kishin konsumuar pije alkoolike.


Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Zoom.al