zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë, vdes 54-vjeçarja

Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të hënë, pasi u përplas për vdekje nga një makinë rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

“Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.