zoom

Aktualitet

Aksident në rrugën Pogradec-Korçë, bllokohet Qafë Plloça

Një aksident ka ndodhur në rrugën Pogradec-Korçë, e si pasojë është bllokuar Qafë Plloça.

Bëhet me dije se aksi rrugor është i bllokuar prej orës 03.00 të mëngjesit dhe shkak është bërë aksidentimi i një trajneri.

Gjithashtu është njoftuar se mjetet po kalojnë në rrugë dytësore, e cila është e dëmtuar.

Në rrugën dytësore, shumë mjete e kanë të vështirë për t’u shkëmbyer prej ngushtësisë. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën devijimin, por si pasojë e vargut të gjatë të makinave në rrugën dytësore është e pamundur që të kthehen dhe mbrapsht.