Aplikacion
Burime nga policia raportojnë se pranë fshatit Velitërnë, janë përplasur dy makina një furgon dhe një mjet tip Benz, duke lënë të lënduar drejtuesin e këtij të fundit dhe 5 pasagjerët që ndodheshin në furgon.
“Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital”, thuhet në njoftimin e policisë.