Aplikacion
Një mjet tip fuoristradë i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke ngecur në murin anësor.
Për pasojë dyshohet se janë plagosur dy personat të cilët ndodheshin në automjet. Dëshmitar nga vendngjarja thanë se ato janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vendi ku ndodhi aksidenti është pjesë e Bypassit të Murrizit në rrugën e Arbrit.
Duke qenë se ky segment është hapur provizor, qarkullimi në të sipas ekspertëve duhet bërë me shumë kujdes, për shkak të kthesave të forta dhe karrexhatës së ngushtë.
Zbardhet plani/ Nuredin Dumani do vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit për 200 mijë euro