zoom

Aktualitet

Aksident në Pogradec. 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht.

Siç mund ta shihni nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Zoom.al, në përplasje janë përfshirë 3 mjete, ndërsa kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se pjesë e aksidentit të shumëfishtë ishte furgoni tip “Benz”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P./ Zoom.al