Aplikacion
Makinat që vijnë nga Fieri për në Vlorë janë devijuar në një tjetër aks.
Të plagosurit sipas Policisë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.