Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit në afërsi të fshatit Frakull në aksin Tepelenë-Fier.
“Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A.. Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).”-ka njofruar policia.
Sipas burimeve policore drejtuesi i një automjeti autobot, Sazan Arapi në momentin e aksidentit ndodhej në automjet me pasagjeren Arjanisa Arapi ,që paraprakisht dyshohet të jetë bashkëshortja e tij , ndërsa nga përplasja e fortë me mjetin tip “ Ford” kanë humbur jetën cifti i bashkeshortëve Vangjel dhe Marga Ajdini.