Aplikacion
Indrit dhe Suela Xhafa kanë qenë duke udhëtuar me motor, kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me nje mjet tip Benz, i cili ishte i parkuar në rrugë.
Burime bëjnë me dije se motori ka qenë duke zbritur nga Kalaja dhe ka humbur kontrollin, pasi ishte me shpejtësi.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe ata pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, po i përgatisin për t’i transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.