zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm në “Rrugën e Arbrit”, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë nga karambolimi

Një tjetër aksident me vdekje raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:30, në “Rrugën e Arbrit”.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, raportohet se dy persona kanë humbur jetën, por informacioni ende nuk është zyrtar.

Mësohet se dy makina, një tip “Cady” dhe një tjetër “Smart”, janë përplasur kokë më kokë.

“Në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar paraprak.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik, teksa grupi hetimor, ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. /ZOOM.AL/