zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Librazhd/ Trafikndarësja futet brenda në makinë

Një aksident i frikshëm ndodhi këtë të hënë në Librazhd.

Zoom.al mëson se në fshatin Xhyrë të Hotolishtit, një person humbi drejtimin e mjetit tip “Benz” dhe doli jashtë rrugës.

Ai u përplas me mbrojtësen metalike të vendosur në anë të rrugës, ndërsa trafikndarësja u fut brenda në makinë gjatë përplasjes, duke kaluar mespërmes.

Në makinë, kur ndodhi aksidenti, ishte vetëm shoferi, i cili shpëtoi pa lëndime të rënda.