zoom

Aktualitet

Aksi Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës dalin në protestë, përplasen me policinë

Banorët e Bërxullës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish ditën e sotme, ndërsa kanë tentuar që të bllokojnë rrugën e Rinasit. Gjatë momentit kur kanë tentuar të bllokojnë njërin aks të rrugës, policia ka ndërhyrë duke i larguar me forcë.

‘Këto njerëz që heshtin, neglizhojnë dhe nuk duan të vijnë të bëjnë negociata me banorët e Bëxullit, mos ta marrin kaq të letë, pasi do të rezistojmë deri në pikën e fundit të gjakut dhe kjo rrugë nuk do të ndërtohet. Ju faleminderit juve mediave, pasi ne për pushtetarët kemi vdekur.’- u shpreh një nga banorët.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë.