Aplikacion
Në vitin 2017, Akademia nxori një sërë udhëzimesh të quajtura “Standardet e Sjelljes” që mund të çojnë në humbjen e çmimit nëse shkelen rregullat e tyre.“Akademia është kategorikisht kundër çdo forme abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi në bazë të gjinisë, orientimit seksual, racës, përkatësisë etnike, paaftësisë, moshës, fesë ose kombësisë.
Bordi i Guvernatorëve beson se këto standarde janë thelbësore për Akademinë si mision dhe reflektues i vlerave tona.” Akademia ka lëshuar një deklaratë pas incidentit. “Akademia nuk e toleron dhunën në asnjë lloj forme. Ne jemi të lumtur të festojmë për triumfuesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga dashamirësit e filmit në mbarë botën.”
Ndërkohë që ka patur reagime të ndara edhe nga të famshëm , me Mia Farrow që tha se fjalët e Rock-ut ishin “thjesht një shaka” dhe regjisori Rob Reiner duke thënë se Smith i detyrohej Rock “një falje të madhe”./L.K
/Zoom.al