zoom

Të gjitha

“Kur e pashë Popin për herë të parë, u dashurova”/ Arilena Ara rrëfet si kurrë më parë

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, ishte e ftuara e parë në emisionin “A live night”, ku përveç anës profesionale ku gjithmonë ka shkëlqyer, ka folur si rrallëherë edhe për jetën sentimentale.

Ajo tha se të dashurin e saj, menaxherin Popi Kola, e ka takuar në audicione dhe që në momentin e parë, e ka kuptuar që ishte një person që duhet ta kishte gjithë jetën pranë, prandaj i kishte kërkuar atij ta marrë në menaxhim.

“Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë konkurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurrentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge. Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesht nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme”, tha këngëtarja e dashur për publikun.
Arilena ka treguar se i dashuri i saj është bekimi i saj më i madh pas humbjes së të atit dhe ka gjetur veten tek ai në të gjitha dimensionet/L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura