Aplikacion
Dhe ekspertët e bizhuterive kanë zbulur për “MailOnline” se Victoria e kompletoi pamjen e saj më një gjerdan në vlerë 2 milionë euro. Kyron Keogh, Bashkëthemelues i “Rox Diamonds & Thrills”, ka vlerësuar se varësja e diamantit në formë dardhe ishte në total 15 karat.
Fustani u krijua në atelienë e markës së modës Studio 54 dhe ishte fustani i parë i modës i krijuar nga marka, duke marrë pesë ditë për t’u krijuar nga ekipi i saj i ateliesë në Londër. Artistja gjithashtu zbuloi se dantella në fustan është krijuar duke ndërthurur tre dantella franceze.
David në anën tjetër iu përshtat bashkëshortes me një kostum elegant të markës Dior./L.K
/Zoom.al