zoom

Të gjitha

Rikthehet Loredana/ “Pinky Promieses” , projekti më i ri që vjen në gjuhën gjermane

Loredana Zefi, është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë. Ajo ka publikuar projektin e ri “Pinky promises”, të cilën e ka interpretuar në gjuhën gjermane dhe e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Miksimi i kësaj kënge u bë Hubertus Dahlem, kurse për masterizimin u kujdes Lex Barkey. Protagoniste në klip mes tjerash është edhe vajza e saj, Hana, të cilën e ndan me reperin Mozzik.

Projektin e plotë tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Lorit. Loredana është kthyer me muzikë pas një pauze që bëri prej disa muajsh dhe reagimet e para të fansave kanë qenë tejet pozitive. Reperja po vazhdon jetën së bashku me të bijën mes Zvicrës e Gjermanisë./L.K

/Zoom.al