Aplikacion
Siç bëjnë të ditura burime nga “Vip Magazine”, Arilena Arën së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore. Këngëtarja do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”.
Vetë Arilena ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht këtë lajm nëpër profilet e saj në rrjete sociale, ndërsa publiku duhet të jetë kurioz për ta parë në këtë rol të ri.
Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk rezultoi të ishte moderatori./L.K
/Zoom.al
Hije dyshimi nga Elbasani/ Gledian Llatja blen 130 milionë lekë pajisje fonie për Këshillin Bashkiak