zoom

Të gjitha

Shoqe për kokë! Arilena Ara merr dhuratën më të bukur nga Miriam Cani

Arilena Ara dhe Miriam Cani kanë krijuar një miqësi shumë të fortë me njëra-tjetrën. Ato kanë vite që janë të pandara dhe sa më shumë kalon koha aq më e bukur bëhet shoqëria mes tyre.

Ditën e djeshme, Miriam Cani ka surprizuar në mënyrën më të bukur Arilenën. Kjo e fundit ka zbuluar se Miriami i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, që e ka ndarë menjëherëë me ndjekësit e saj në Instagram. Gjithashtu Miriami i ka shkruar një pusullë Arilenës, që duket se artisten e ka emocionuar së tepërmi.


“Ne nuk ndahemi kurrë. Ndoshta në distancë, por asnjëherë me zemër. Të dërgoj gjithë dashurinë time”, shkruan Miriami në pusullë.

Arilena ka publikuar foto e video nga buqeta e përkrah shkruan: “Të dua shumë e çmuara ime. Gjithmonë bashkë dashuria ime”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Arilena Ara festoi 23-vjetorin e lindjes. Ajo organizoi një super fetsë verore buzë detit ku mblodhi miqtë dhe njerëzit e saj më të dashur.

Ara ka gati publikimin e albumit të parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes po bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!