Aplikacion
Radar Online publikoi një postim në “Instagram” në lidhje me spekulimet e fansave dhe Hailey la një koment.
“Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë”, tha ajo. Kujtojmë se Hailey tha për “WSJ. Magazine” në janar të 2022-shit që ajo dhe Justin nuk do të bëheshin prindër këtë vit për shkak se ata të dy janë shumë të zënë me punët e tyre. Por modelja tha se ata mund të përpiqen në “dy vitet e ardhshme”, duke adresuar se një afat kohor është i pamundur të parashikohet.
Ajo diskutoi gjithashtu presionin që gratë shpesh përjetojnë menjëherë pas martesës për të pasur fëmijë./L.K
/Zoom.al