zoom

Të gjitha

“Bora Zemani është e mirë, por ka tipare të këqija…”/ Arjon Muça: Më ka mbetur hatri me Arbanën

Moderatori dhe opinionisti i njohur, Arjon Muça ka qenë së fundmi i ftuar në programin “E Diell”. Ai ka qenë pjesë e një loje përballë motrave Laureta dhe Rrushe, ku sigurisht që iu bënë disa pyetje pikante.

Arjonit iu kërkua që të thoshte nga një cilësi të mirë por edhe të keqe për Bora Zemanin dhe Arbana Osmanin. Ai tha se Bora Zemani punon goxha por ama ajo nuk të përshëndet në momentin kur futet në studio.

“Bora është punëtore, tipar i keq është që nuk të përshëndet kur futet në studio jo gjithmonë e ka vëmëndjen, në disa raste më ka ndodhur edhe mua drejtpërdrejtë, por nuk e ka pasur fokusin…kur më ka parë më ka përshëndetur”, tha ai për Borën.

Nga ana tjetër, ai foli edhe për Arbanën. Ai tha se ajo është prezantuese absolute por ama i ka ngelur hatri pasi ajo nuk ka ardhur për ta përshendetur Arjonin përpara se ai të futej në Big Brother Albania, vite më parë.

“Nuk më ka ardhur në dhomë në 2009 të më takonte, siç ka takuar të gjithë banorët e tjerë të Big Brother-it. Vetëm mua më ka ndodhur kjo”, shpjegoi Arjoni gjatë fjalës së tij në programin “E Diell” në Top Channel./L.K

/Zoom.al