zoom

Të gjitha

E kishit parë ?! Dj Pm kujton Rita Orën me një foto

Dj PM, i cili mori famë të madhe pas konkurrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kishte miqësi me këngëtaren shqiptare  Rita Orën. Ai është bërë nostalgjik dhe ka ndarë në InstaStory një foto me këngëtaren e famshme, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Moti shumë”- shkruan Pajtimi, duke lënë të kuptohet se fotoja është shkrepur kohë më parë. Dj PM po shijon uljet e ngritjet e marrëdhënies së re që ka nisur me Sarah Berishën, romancë e cila lindi brenda shtëpisë së BBV.

Nga ana tjetër, Rita Orau spekulua kohët e fundit se ishte shtatzënë nga mediat britanikë pasi ajo u shfaq në atë që disa e konsideronin si një ‘baby bump’. Një burim i afërt me çiftin në fjalë tha se ata po prisnin një fëmijë. Çifti, i cili u takua në Australi dhe filloi lidhjen në mars, thuhet se po lëvizin aq shpejt në marrëdhënien e tyre saqë kanë filluar të flasin për martesën./L.K

/Zoom.al