Aplikacion
Sipas Ahmetajt, në dosjen e tij nuk ka fakte për akuzat e ngritura për aferën e inceneratorëve, por shtoi se ai vepron nën urdhrat e Edi Ramës.
Në intervistën e tij të dytë të dhënë nga arratia për “Syri TV”, Ahmetaj deklaroi se duke iu nënshtruar urdhrave të pushtetit, Dumani shfryu aferën e inceneratorit të Tiranës, duke hequr emra nga lista e atyre që duhet të arrestoheshin.
“Si ka mundësi që KLP nuk bëri asnjë koment, autoriteti që duhet të kontrollonte këta të pahetueshmit. KLGJ asnjë koment. Dhoma e Avokatëve asnjë koment. Rënie e sistemit. Unë di shumë fakte dhe di si është ushtruar presion mbi prokurorë e gjyqtarë aty ku statistikusht duan të arrijnë këta apo edhe emocionalisht në disa raste.
20 veta i kanë shkuar kunatës së Erjolës në kontroll për t’i marrë telefonin. Është një çështje që unë nuk kam firmosur, nuk kam marrë pjesë në procedurë. Si ka mundësi që ky vrapon me të gjitha mënyrat për të marrë dosjen time pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama dhe nuk ka marrë dosjen e inceneratorit të Tiranës?
Shiko ça po ndodh te inceneratori i Tiranës. E dinin të gjithë qytetarët kush do të arrestohej. U katandis kokoshi një thelë. E morën ustallarët dhe pastruan listën. Si ka mundësi që u gjendën vetëm 2 mijë euro te inceneratori i Tiranës? Se u pastrua lista.
Ky djalë e ka personale me mua, unë nuk e di arsyen. Unë i kam bërë karshillëk bosit të tij, kryeministrit, ish-shefit tim. Sa herë pyetet nga mediat, ai thotë ka surpriza për Ahmetajn sepse kërkon të tregojë “Bos, unë po e bëj detyrën, po e shkrij këtë maskarain””, tha Arben Ahmetaj.