zoom

Aktualitet

Ahmetaj sfidon Ramën ta vrasë dhe shton akuzat për Ballukun: Bujrum!

Arben Ahmetaj foli këtë të hënë për persona që e kanë paralajmëruar që të mos merret me kryeministrin Edi Rama sepse i rrezikohet jeta.

Por gjatë intervistës në “Syri TV”, Ahmetaj sfidoi Ramën që ta vrasë, duke shtuar se telashet e tij me drejtësinë janë hapur me urdhër të Edi Ramës sepse kështu kishte dëshirë ai.

Ndërkohë, sipas Ahmetajt, Belinda Balluku dhe Erion Veliaj po amnistohen, pavarësisht tenderave mld euro që kanë bërë.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Ballukun për inceneratorin e Tiranës, duke deklaruar se ajo duhet të kishte monitoruar ecurinë e punimeve për djegësin, por ndërkohë nuk ekziston asnjë raport për diçka të tillë.

“Më thonë mos u merr me atë se të vret. Kë vret mo? Bujrum. Le të lëshojë. Ta çojmë këtë në të sëmës. 10 mld euro tendera ka bërë Balluku, 6 ka bërë ai tjetri.

A ka raport punimesh? A ka raport të ecjes së koncesionit. Akuzohet për shpërdorim detyre minimalisht. Ia hedhin ping-pongun Erion Veliajt. Jo mo. Veliaj është pronari faktik i inceneratorit. Kjo tjetra ka pasur detyrë të monitorojë. A ka raport? Pse nuk heton Dumani?”, u shpreh Arben Ahmetaj.