Aplikacion
Në intervistën e dhënë për “Syri TV” nga arratia, Ahmetaj tha se ka marrë mesazhe kërcënuese pas intervistës së parë që dha në shkurt.
Por ai shtoi se pavarësisht kësaj, do të vazhdojë të denoncojë aferën e inceneratorëve duke përmendur emrat e përgjegjësve, sipas tij.
Ai e quajti Ramën Kim Jong Un që ka prodhuar e i ka ngrënë po vetë dardha e pjeshka.
“Pas intervistës në shkurt të thashë i pres të gjithë. Këta e trajtuan familjen time si familje çifute në Poloni në vitet 1939-40, pas okupimit nazist. Këta akuzuan ish-gruan dhe gruan, për pastrim parash. Çfarë më thanë mua këta. O të çojmë në të s’ëmës të lëmë fëmijët jetimë, ti marrim e ti fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas, po flas se unë e kam ndarë mendjen. O djalë, ka një njeri që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun. Do ta zbulojmë lidhjen. Është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un. Do ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi me detaje, me emër dhe mbiemër, herën e tretë. Boll u sollët si polici politike. Boll nuk ja kam borxh njeriu. Borxh ja kam vetëm drejtësisë të më trajtojë me prezumim pafajësie, me dinjitet si një ish-punonjës i shtetit dhe me letra jo se i dashka qejfi Kim Jongut, batutaxhiut të lagjes, me dardha, molla, pjeshka. Prodhuesi i dardhave, mollëve dhe pjeshkave. Prodhuesi dhe ngrënësi. Çfarë pres? Pres sulm, sajesa deri tek jeta. E kam ndarë mendjen. Ka njerëz që kanë pyetur miqtë e mi, çfarë bën, shiko se, në formë kërcënimi. Nuk funksionon. Nuk funksionon. Do ti shkoj deri në fund. Ed Rama të vazhdojë të tallë atë që quhet ashtu, me batuta”, deklaroi Arben Ahmetaj gjatë intervistës.