Aplikacion
Shehaj u shpreh se mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament.
Deputeti e cilësoi një akt të tillë të qëllimshëm për të shpëtuar Olta Xhaçkën, ndërsa theksoi se deputetja e PS “ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin”.
“Kjo shfaqja këtu është realisht e neveritshme. E vërteta është se mandati i Olta Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Dhe është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhçkën. Kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje, Xhaçka ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin!”. /ZOOM.AL/