zoom

Bota

Afrohen forcat ruse, tym në afërsi të qendrës së Kievit

Këto janë pamjet që sjell korrespondenti i BBC nga qendra e Kievit. Tymi i zi shihet të dalë nga ana lindore e lumit Dnieper në kryeqytetin ukrainas.

Më herët, automjetet ushtarake të Ukrainës hynë në Kiev për të mbrojtur qytetin, pas afrimit të trupave ruse. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se qyteti tashmë kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.

Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, përfshirë prodhimin e koktejve molotov dhe marrjen e armëve.

Ndërsa trupat ruse përparojnë, zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se kryeqyteti ukrainas i Kievit mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh, sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën më të fundit.

Sipas burimeve, zyrtarët besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej. Zyrtarët ukrainas janë zotuar se do t’i rezistojnë çdo pushtimi.

Ndërkohë, kjo hartë e publikuar nga CNN tregon lëvizjet kryesore të ushtrisë ruse nga të dyja anët.