Aplikacion
Kryemadhi ka publikuar të tjera firma dhe emra të personave që kanë bërë evazion fiskal gjatë vitit 2017.
Kryemadhi pyet Ibrahimaj nëse këto kompani fiktive a janë kontrolluar, nëse po a janë denoncuar në prokurori.
Reagimi i Kryemadhit:
Në vitin 2018, financat shqiptare kanë referuar në prokurori disa kompani fiktive që kanë kryer evazion fiskal me vlera miliona dollarë.
Znj. ministre e financave deklaroi sot në Kuvend që janë 500 firma private të hetuara dhe referuara në prokurori për evazion fiskal, e që është detyrë e prokurorisë hetimi i tyre dhe detyrë e gjykatës dënimi i tyre.
Pra, qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë qeveritare me koncesionet dhe veprimet fiskale.
Rezulton se në vitin 2017 disa nga këto kompani fiktive, të cilat i shikoni në foto dhe që janë pjesë e atyre të dërguara në prokurori, kanë lëshuar fatura ‘punimesh’ tek ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’. Pra, i kanë lëshuar fatura fiktive koncesionarit të inceneratorit Fier.
Me siguri që Administrata Tatimore në vitin 2018 e ka hasur dhe evazionin galopant fiskal në vlerën 2.6 mln dollarë të shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit. A është hetuar kjo kompani koncesionare nga Administrata Tatimore?
Nëse po, a është referuar në prokurori? Nëse jo, pse? Nëse po, pse kanë vazhduar pagesat nga buxheti i shtetit deri në vitin 2020, për një kompani koncesionare që ka bërë evazion fiskal???
Parimi ‘ca të nënës, e ca të njerkës’ nuk mund të funksionojë në një shtet të së drejtës.
Ndaj transparenca totale, për çdo koncesion dhe fond publik, është rruga e vetme e duhur për të mbrojtur interesin kombëtar. Koha e drejtësisë që t’i trajtojë njësoj përpara ligjit, si qytetarët dhe pushtetarët.