Aplikacion
Protesta e kësaj të hëne vjen 4 ditë pas protestës së zhvilluar para ministrisë së Brendshme nga qytetarët, të cilëve iu bashkuan PD dhe Partia e Lirisë.
Protestuesit i lanë afat kryeministrit Edi Rama që deri këtë të hënë të shkarkonte dy ministrat, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren Turizmit, Mirela Kumbaro.
Protesta do të nisë para ministrisë Brendshme, ndërsa do të jenë qytetarët ata që do të vendosin nëse do e zhvendosin protestën para Kryeministrisë apo Presidencës, siç ndodhi në protestën e katër ditëve më parë.
Marrëveshja e shumëpritur/ Zelenskyy dhe grupi i Trump mbërrijnë në Arabinë Saudite për bisedimet