Aplikacion
Sipas policisë, ai kërkohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi një punonjës i tij është dëmtuar gjatë orarit të punës.
48-vjeçari ka marrë plagë në sy aksidentalisht, ndërkohë që punonte në Portin e Durrësit..
“Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.
Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.
Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.
Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. F., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Vijon puna për kapjen e tij”, njoftoi Policia e Durrësit.