Aplikacion
“The Sun” shkruan se 33-vjeçarja ka blerë super vilën me katër dhoma gjumi, katër banje për 7 milionë paund, nga mikesha e saj e ngushtë, Nicole Richie.
Prona, e cila përmban një pishinë dhe fushë basketbolli, është ngjitur me dy rezidencat e tjera që ajo zotëron. Tashmë Adele ka një kompleks mega të madh në zonë.
Përballë këngëtares me famë botërore banon Jennifer Lawrence, ndërsa Zoe Saldana dhe çifti Penelope Cruz e Javier Bardem. Në fakt, nga 33 banesa në Hidden Valley, 11 janë në pronësi të njerëzve super të famshëm.
Ndërkohë Adele bleu shtëpinë e saj të parë në gusht të vitit 2016 për gati 7 milionë paund. Ajo përfshin katër dhoma gjumi, gjashtë banja, pishinë dhe shtëpi verore.
Pas ndarjes me bashkëshortin, Simon Konecki, në vitin 2019, Adele bleu shtëpinë përballë për të qëndruar të dy afër djalit Angelo, 8 vjeç.
Lëvizje në minutë të fundit/ Dash Sula futet në garë me koalicionin e Lapajt pasi u la jashtë PD-së