zoom

Të gjitha

Më në fund! Adele njofton rikthimin në muzikë

Pas kaq shumë kohësh mungesë në muzikë, Adele do të bëjë një rikthim të mrekullueshëm dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikur së fundmi në Instagram.
Kënga e saj e re mban titullin “Easy On Me” dhe pritet të publikohet më 15 Tetor.

Po ashtu, më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas.
Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017.
Këngëtarja dhe menaxheri i saj kanë qenë në bisedime me ‘BBC America’ për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues.
Momentalisht, Adele po shijon lidhjen e saj me Rich Paul. Në shtator, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre po “bëhet më serioze”.
Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u panë në një darkë, pasi dolën në publik në korrik, kur u ulën në fushë në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.
Adele përfundoi divorcin e saj nga Simon në muajin mars dhe çifti ndan kujdestarinë e djalit të saj Angelo, tetë vjeçar. Tashmë, këngëtarja s’e fsheh më partnerin e rri dhe ai është prezent edhe në fotot e saj në rrjete sociale.