zoom

Aktualitet

Tiranë/ Abuzoi seksualisht me të miturën, bie në pranga i riu

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale A.H. i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. H., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur’, thuhet në njoftimin e policisë.