Aplikacion
Mes anëtarëve të rinj të këtij forumi të lartë drejtues ra në sy rizgjedhja e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ishte më i votuari nga anëtarët e Asamblesë, teksa siguroi 204 vota.
Një pëlqyeshmëri e lartë kjo që bie ndesh me logjikën e shendoshë, pasi Bushati do jetë një nga anëtarët e kryesisë që nuk do jetë deputetë në legjislaturën e re që nis javën e ardhshme.
Kjo pasi ai u la nga Rama jashtë listave të kandidatëve për deputetë, si një ndëshkim për kundërshtitë që ai kishte shprehur edhe publikisht për mënyrën e qeverisjes dhe në mënyrë të veçantë për ripërcaktimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Procesi i zgjedhjes së kryesisë u shoqërua edhe me një tjetër paradoks.
Dy deputetët më të votuar të zgjedhjeve të 25 prillit, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj nuk do jenë anëtarë të zgjedhur të kryesisë.
Balla do marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë për sa kohe do jetë drejtues i grupit dhe drejtues politikë i qarkut të Fierit, por në momentin që kreu i partisë do e heq prej këtyre dy funksioneve, ai do mbetet jashtë saj.
Ndërsa Xhafaj ndonëse ishte deputeti i dytë më i votuar në radhën e socialistëve, me më shumë se 16 mijë vota nga qytetarët e Tiranës, nuk arriti të sigurojë dje mbështetjen e duhur të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, teksa mori vetëm 137 vota.
Rasti i votimit të Bushatit tregon se “lufta” e tij me Ramën ka mbaruar, duke ia lënë vendin një lufte të re ku vendin e tij në llogoren e “armikut” e kanë zënë Balla dhe Xhafa. /Zoom.al