zoom

Aktualitet

“A jeni në vete ore? Jam për punë tjetër”/ Silva Bino u shmanget gazetarëve

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve këtë të martë, kur doli nga ambientet e SPAK.

Teksa po linte godinën e Prokurorisë së Posaçme, pasi u mor në pyetje për rreth 1 orë për një çështje që nuk bëhet ende e ditur për publikun, gazetarët kërkuan prej saj Binos një prononcim të shkurtër, mbi arsyet pse ishte thirrur për të dëshmuar dhe për të zbardhur detaje se për çfarë çështjeje bëhet fjalë. Por përgjigja e saj ishte kjo:

“Ore jo fare, kam ardhur për punë tjetër. Po jo ore tani ju lutem a jeni në vete, jo”, tha Bino dhe u largua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)