zoom

Politikë

A është peshku i madh në celularin e Kryemadhit? Rama: S’ka bir nëne apo bir *****

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhit se është ai peshku i madh në celularin e saj.

“Jam peshku më i madh se jam dy metra”, ironizoi Rama, duke shtuar se “zonja është në hallin e vet”.

Kryeministri theksoi se “ka bir nënë apo bir tjetër që të thotë një qindarkë e imja ndodhet në xhepin tënd”.

“Jam peshku më i madh se jam dy metra. Unë skam përfituar nga pasuri publike. kur shkon në botën tjetër nuk funksionon karta e kreditit.

Zonja është në hallin e vet dhe unë në njerëz me halle nuk merrem.

Nuk kam asnjë hall të kësaj natyre, zero. Nuk ka bir nënë apo bir tjetër që të thotë një qindarkë e imja ndodhet në xhepin tënd.

Është histori qensh, që lehin në 4 anë”, tha Rama.