Aplikacion
Deri më tani nga Partia Demokratike nuk ka patur asnjë reagim mbi këtë pretendim, ndërsa burime për Zoom.al kanë konfirmuar se mes personave të dalë në këtë foto ka edhe përfaqësues të njësisë speciale të forcave të armatosura.
Disa burime i thanë Zoom.al se personi me kapele që shihni të rrethuar me të verdhë quhet Ardit Mcini, i cili është komandant në Batalionin Nr.1 të forcave speciale të ushtrisë, i njohur ndryshe edhe si njësia “Zemër Luanët” të forcave ushtarake.
Zoom.al ka siguruar edhe një foto tjetër ku Ardit Mcini ka dalë sëbashku me disa nga anëtarët e njësisë speciale “Zemër Luanët”, çka vërteton se ai është pjesë e Bataliaonit Nr.1 të forcave speciale të ushtrisë.
Për këtë fakt Zoom.al mëson se është vënë në dijeni edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në varësi të të cilit është edhe njesia në fjalë. Gjithashtu Zoom.al mëson se Mcini ka qënë edhe shoqërues i një personaliteti të lartë në vendin tonë.
Natyrisht që tashmë i përket Policisë Ushtarake dhe organeve të tjera të sigurisë që të vërtetojnë nëse një punonjës i forcave ushtarake është angazhuar në kundërshtim me ligjin në një aktivitet jo ligjor dhe në mbrojtje të drejtuesit të një force politike.
Shqiptarët po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, ia kalon Italisë dhe Gjermanisë për importet