Aplikacion
Në një intervistë për Shqiptarja.com, një media e Carlo Bolinos e vënë tërësisht në shërbim të qeverisë (sipas akuzave të opozitës), Brozi pohon se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara i ka shpëtuar jetën. Brozi thotë se Berisha përbën një rrezik serioz për Shqipërinë, një deklaratë e ngjashme kjo me atë të Edi Ramës disa vite më parë kur në mes të garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara mes Donald Trump e Hillary Clinton deklaronte se Trump ishte një rrezik serioz për SHBA, botën mbarë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Por kjo deklaratë e Zef Brozit, e cila duket tronditëse në formë, ngre pikëpyetje serioze për motivet dhe kohën e publikimit. Ka një tendencë të qartë që Zef Brozi, një personazh që qëndron në hije prej vitesh, ftohet në skenë nga disa media pro-qeveritare gjithnjë në prag të fushatave elektorale. Më shumë se rastësi kjo duket një strategji.
Kjo përsëritje e skenarit e bën Brozin një figurë të diskutueshme deri në të pabesueshme dhe të perceptuar nga shumëkush si një individ që përdoret për qëllime politike, veçanërisht kundër Berishës.
Duke qëndruar larg konkluzioneve nëse akuzat e tij janë apo jo të vërteta, pyetja që ngrihet është se përse ai nuk i adreson ato në SPAK, institucionin e posaçëm për hetimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit? Edhe pse për shumë e shumë vite larg Shqipërisë, ai e di me siguri që kjo Prokurori ekziston e madje duhet t’ia dijë edhe adresën. Përndryshe, këto akuza mbeten thjesht mjete propagandistike, që përdoren bashkë me artikuluesin nga ata që kanë interesa të tjera, larg së vërtetës dhe drejtësisë.
Zef Brozi, një personazh që pakkush e kujton këto kohë, ka qenë në heshtje për të paktën katër vjet dhe jashtë vëmendjes publike. “Ringjallja” e beftë me akuza të bujshme ka vetëm një shpjegim logijk: prapaskenën politike. Në këtë kontekst, si Brozi, ashtu edhe mediat që i japin hapësirë akuzave të tij, përballen me dyshimin e fortë se po ndjekin një axhendë që nuk ka lidhje me të vërtetën, por me manipulimin e opinionit publik për interesa të caktuara.
Në fund të fundit, për sa kohë që akuzat mbeten të pabazuara në prova konkrete dhe nuk dorëzohen në organet e drejtësisë, ato humbasin besueshmërinë dhe shërbejnë vetëm për të ushqyer spekulime politike. Shqiptarët meritojnë një debat politik dhe publik që fokusohet në të ardhmen, jo në rikthimin e hijeve të së shkuarës për qëllime elektorale. /Zoom.al
None found
Zyrtarizohet divorci Xhensila-Besi. Aktori do t’i paguajë 1.5 mijë euro në muaj Myrtezajt