Aplikacion
Viard Kotori u paraqit me para false në një pikë këmbimi valutor. I riu, i cili më pas është arrestuar nga policia, u mundua të mashtrojë punonjësen duke thënë se dollarët ishin marrë në bankë.
Duke parë se shitësja e kuptoi mashtrimin, ai doli nga dyqani dhe u largua me shpejtësi. Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe bashkëpunëtorët e tij Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e “Falsifikimit të monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 dollarë.
Sipas hetuesve tre të rinjtë kanë mashtruar me para fallco disa persona në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan.