Aplikacion
Ndërkohë, në një intervistë të fundit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëse ushtria ruse eliminon forcat vendase në Mariupol, kjo do të sillte ndërprerjen e dialogut mes dy vendeve.
“Dua të them se nëse eliminohen ushtarët tanë në Mariupol, do të ndalojmë negociatat me Rusinë”, tha Zelensky në një intervistë për Pravda News.
Zelensky shton se Ukraina nuk do të pranojë kurrë të shkëmbejë territore apo forca ushtarake me Rusinë. Më herët, autoritetet ukrainase janë shprehur se ushtarët vendas po bëjnë rezistencë të fortë në Mariupol./Zoom.al