Deri në 2 mijë rubla ose 15 ditë arrest për qytetarët privatë. Midis pesë mijë e njëzet mijë rubla gjobë dhe pezullim nga gjashtë muaj në një vit për zyrtarët publikë. Deri në 50 mijë rubla për fondacionet dhe shoqatat. Këto janë gjobat e urdhëruara nga presidenti rus Putin për ata që krahasojnë ish Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë naziste.
Një masë që forcon linjën nacionaliste të udhëheqjes së tij, ndërkohë që veprimet e forcave ruse në Ukrainë krahasohen në Perëndim me ato të trupave naziste. Periudha sovjetike është ajo që pa zgjerimin më të madh të fuqisë ruse dhe për këtë arsye shihet si pozitive nga shumë rusë.