Aplikacion
Depp ishte dukshëm skeptik derisa avokatja i bënte akuzat dhe tundte kokën për të thënë ‘JO’ pas komenteve të saj. “Këto pretendime fiktive nuk u hoqën asnjëherë në fillim të akuzave të Amberit në vitin 2016, ndërsa janë shfaqur vite më pas pasi është akuzuar për shpifje, meqë deklaroi se ishte viktimë e ‘dhunës seksuale’. Këto fjalë janë vendimtare në rastin e shpifjes dhe të përshtatshme, ndërsa ky pretendim pasoi vetëm pas kësaj”, kanë thënë ata për The Independent.
Në gjyq dëshmoi edhe motra e madhe e Depp-it dhe presidenti i kompanisë së tij të prodhimit. Ajo foli për rininë e saj dhe të Depp-it, duke kujtuar abuzimin që pësuan ajo dhe vëllai i saj. Kur u pyet nëse Johnny u hakmor ndonjëherë kundër abuzimit, motra e tij tha jo, “Ai nuk e bëri kurrë këtë gjë”./L.K
/Zoom.al