Aplikacion
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë po pritet mirë, ndërsa së fundmi ka arritur një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”. “Sekret” është renditur e pesta në mesin 20-të videove më të shikuara të gjatë muajit mars.
Ndërsa, tashmë është prezantuar edhe renditja e performancave të artistëve në skenën e Torinos në Itali, atje ku edhe mbahet “Eurovision 2022”. Ronela do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.
Kujtojmë që klipi zyrtar i këngës “Sekret” tashmë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin e YouTube./L.K
/Zoom.al