Aplikacion
Nga të dhënat Open Data Albania, prokurimi do të zgjasë për një vit me qëllimin e blerjeve të orendive dhe mobilieve të reja në QSUT.
Sigurisht që jo, por një pyetje tjetër që nuk ka përgjigje është pse qeveria po përdor një shumë kaq të madhe për orendi dhe jo për ndihmë ndaj shtresave vulnerabël.
Pak javë më parë, kreu i qeverisë, Edi Rama njoftoi se do të pezullohen të gjitha investimet dytësore, por kjo nuk po ndodh. Ose qeveria i mendon rimobilimet investime parësore (kujtojmë rinovimin e sallës VIP në aeroportin e Tiranës).
3.6 mld lekë, qeveria i vendosi si fond për indeksimin e pensioneve, shtresa më vulnerabël në shoqëri, ku për herë të parë përfituesit janë më shumë sesa kontribuesit. Por përsëri, fondi për to është 10-fish më i vogël se një i vënë në dispozicion për rimobilim zyrash. Kjo shifër është 20-fish më e lartë se shuma e vënë më dispozicion për fermerët po ashtu. /Zoom.al