Aplikacion
Lajmi bëhet i ditur nga mediat, ndërkohë Autoritetet nuk kanë njoftuar ende.
Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash.
E njëjta situatë është krijuar edhe në Byppas ku vargu i automjeteve është krijuar deri në Qafën e Murrizit.
Reshjet e shiut janë parashikuar të shoqërojnë pothuajse të gjithë muajin prill në vend.
Ndërkohë, rruga e Arbrit, që nga dita e hapjes për lëvizjen e plotë, ka qenë “viktimë” e motit të paqëndrueshëm.