zoom

Të gjitha

Shuplaka ndaj Chris Rock mund t’i kushtojë Will Smith-it çmimin Oscar

Shuplaka ndaj Chris Rock mund t’i kushtojë Will Smith-it çmimin Oscar si aktori më i mirë. Ngjarja ndodhi pas një batute që komediani bëri ndaj gruas së aktorit, për flokët e rena. Pasi e gjuajti me shuplakë, Smith i drejtohet duke i thënë që të mos e përmendë emrin e gruas së tij. Komediani preku një problem familjar, ndonëse pa dashje. Jada nuk e ka prere floken per arsye estetike por si rezultat i alopecisë me të cilën aktorja është diagnostikuar vitet e fundit. Hera e parë që foli hapur për sëmundjen autoimune ishte në një intervistë që dha në vitin 2018. Smith më vonë kërkoi falje gjatë fjalës së tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë.

Në vitin 2017, Akademia nxori një sërë udhëzimesh të quajtura “Standardet e Sjelljes” që mund të çojnë në humbjen e çmimit nëse shkelen rregullat e tyre.“Akademia është kategorikisht kundër çdo forme abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi në bazë të gjinisë, orientimit seksual, racës, përkatësisë etnike, paaftësisë, moshës, fesë ose kombësisë.

Bordi i Guvernatorëve beson se këto standarde janë thelbësore për Akademinë si mision dhe reflektues i vlerave tona.” Akademia ka lëshuar një deklaratë pas incidentit. “Akademia nuk e toleron dhunën në asnjë lloj forme.  Ne jemi të lumtur të festojmë për triumfuesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga dashamirësit e filmit në mbarë botën.”

Ndërkohë që ka patur reagime të ndara  edhe nga të famshëm , me Mia Farrow që tha se fjalët e Rock-ut ishin “thjesht një shaka” dhe regjisori Rob Reiner duke thënë se Smith i detyrohej Rock “një falje të madhe”./L.K

/Zoom.al