zoom

Të gjitha

Penelope Cruz dhe Javier Bardem bëjnë historinë në Oscar

Penelope Cruz dhe Javier Bardem po bëjnë historinë e Oscar-it këtë vit, së bashku me Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons kjo sepse është hera e parë që dy çifte janë nominuar për Academy Awards në të njëjtën kohë.

Cruz është në garë për Aktoren më të Mirë në “Parallel Mothers”, një film me regji të Pedro Almodóvar, ndërsa bashkëshorti i saj është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e Desi Arnazit në “Being the Ricardos”.

Çifti u martua në vitin 2010 dhe kanë dy fëmijë, Leo, 10 dhe Luna 8-vjeçare.Duke folur për momentin kur mësuan për nominimet e tyre, Bardem, 53 vjeç, tha për Deadline: “Ishim në divan, të përqafuar së bashku duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhte. Kur ata shpallën nominimin tim fillimisht, u emocionova shumë, por nuk ishte një festë e vërtetë derisa dëgjuam se edhe ajo ishte nominuar. Ne nuk do të ishim në gjendje të festonim vërtet së bashku nëse njëri prej nesh do të ishte i zhgënjyer.”

Çifti ka luajtur në disa projekte së bashku, duke përfshirë “Vicky Cristina Barcelona”, “Jamon Jamon” dhe “Loving Pablo”.Dyshja nuk janë të panjohur për Oscars. Bardem fitoi Oscar 2008 për interpretimin më të mirë nga një aktor në një rol dytësor për “No Country for Old Men”.Një vit më pas, Cruz fitoi performancën më të mirë nga një aktore në një rol dytësor për portretizimin e saj të Maria Elenës në “Vicky Cristina Barcelona”./L.K

/Zoom.al