zoom

Bota

“Janë vrarë edhe civilë”/ Varre masive, rusët masakër në Mariupol?

Kreu i ekipit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë tha se vëzhguesit kanë marrë informacione për varre masive në qytetin e Mariupol.

Raportohet se një prej tyre mund të përmbajë rreth 200 trupa.

“Ne kemi marrë informacion për varret masive që ndodhen atje,” tha Matilda Bogner, për mediat ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu shtoi se ka marrë informacion për rusë që vrasin civilë në makina gjatë evakuimeve, si dhe ka dokumentuar raste të zhdukjeve me forcë të zyrtarëve ukrainas, disa prej të cilëve edhe janë marrë peng./ Zoom.al

Postime të lidhura