Aplikacion
Pas samitit të mbajtur të enjten e 24 marsit në Bruksel, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata ka rënë dakord për të riforcuar kapacitetet e mbrojtjes në rajon.
“Ne do të kemi më shumë forca në pjesën lindore, më më shumë furnizime dhe mjete”,-tha ai.
“Në ajër, do të kemi më shumë avionë luftarakë dhe do të forcojmë sistemin e raketave. Në det, do të kemi një rritje të numrit të mbajtësve raketorë, nëndetëse dhe anije luftarake”,- shtoi Stoltenberg ndërsa tha se po forcohet edhe siguria kibernetike.
Stoltenberg tha se detaje të tjera do të vendosen në samitin e radhës në qershor teksa e quajti agresionin rus si kërcënimi më i madh i Euro-Atlantikut në dekada.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka copëtuar Europën dhe po shkakton vuajtje të njerëzimit”, – tha ai.
Liderët botërorë u mblodhën në Europë për të diskutuar luftës në Ukrainë dhe si të ndihmojnë vendin të mbijetojë.
Stoltenberg tha se NATO do të rrisë prezencën juridike me 40.000 ushtarë plus në vendet e Europës Lindore.
Më herët NATO kishte njoftuar se trupa të reja do të zhvendosen në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.
Burimi:CNBC